Qirezi: Qeveria urgjentisht ta aprovojë pakon e propozuar për sektorin privat

Qirezi: Qeveria urgjentisht ta aprovojë pakon e propozuar për sektorin privat

Pandemia Covid-19, përveç pasojave në shëndetin publik, sjell dëme në masë të madhe edhe në ekonomi, në sektorin e arsimit dhe për studentët.

Ndonëse, për luftën ndaj koronavirusit, po cilësohet i rëndësishëm edhe roli i mediave në këtë kohë pandemie.

Rektorja e Kolegjit Riinvest, Bardha Qirezi në një intervistë për KosovaPress thotë se pandemia Covid-19, parashihet të dëmtojë zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës sidomos duke filluar nga sektori privat i cili konsiderohet si jetik në mirëqenien socio-ekonomike të shumë familjeve në vend.

Qirezi thotë se këtë e bënë më të vështirë edhe pritja nivelit të remitancave, që do të zvogëlohet në këtë kohë, duke pasur parasysh që edhe diaspora e Kosovës ballafaqohet me krizë pandemie në vendet ku jetojnë.

Sipas saj, me Covid-19, veçanërisht rrezikohen drejtpërdrejt të ardhurat e sektorit privat, të cilat fillimisht ndikojnë në gjenerimin e pagave për punëtorët. Po ashtu, sipas rektores, pandemia rrezikon edhe investimet, që janë planifikua ose veç janë bërë. Ajo foli edhe për pakon e propozuar nga Ministria e Financave dhe Transfere, ne vlerë prej 170 milionë euro.

“Kjo pako emergjente pritet të ndikojë në uljen e presionit të drejtpërdrejt tek punëtorët. Sepse firmat do të detyrohen ose t’i zvogëlojnë operacionet e tyre ose të largojnë punëtorë, ose t’i çojnë punëtorët në pushim,. Por, ne ende nuk e dimë se si firmat janë duke u sjellë në këto momente. Nevojitet një analizë se si ata po ballafaqohen me krizën. Në vendet e tjera firmat janë duke marrë pako shpëtimi nga qeveritë. Qeveria normalisht merret edhe me sigurinë e punëtorëve. Kështu që ne ende nuk e dimë saktësisht se çka do të ndodhë, për shkak se edhe një numër I madh I njerëzve nuk janë të regjistruar me kontrata, që realisht kjo I pamundëson qeverisë që të realizoj pako shpëtimi për rata që nuk anë të regjistruar me kontrata. Mirëpo, ajo që kisha me thënë, që urgjentisht qeveria duhet të aprovoj pakon të cilën e ka propozuar dhe në këtë mënyrë të filloj të jep ingjeksionin e parë në ekonominë kosovare që është duke u përballur me krizën”, thotë Qirezi.

Përderisa, sipas rektores, shtetet tjera janë duke u marrë në mënyrë aktive, edhe me post Covid -19, që do të thotë janë duke bërë plane për të shpëtuar ekonominë edhe pas pandemisë, Kosova nga jo-stabiliteti politik, nuk është duke u marrë seriozisht me pandeminë.


 “Duke pasur parasysh që në Kosovë ende nuk dimë se kur do ët fillon normaliteti. Një herë për një herë kemi vazhdimin e izolimit deri në informatën e radhës. Ajo çfarë po dëgjojmë prej vendeve të tjera është duke u planifikuar një gjendje shumë e vështirë dhe e jashtëzakonshme deri në qershor. Duke pasur parasysh edhe jo-stabilitetin politik që është duke ndodhur në vend, nuk po besoj që jemi duke u marrë seriozisht me këtë pjesë(covid-19)”, deklaron Qirezi.

Rektorja e këtij kolegji privat, thotë se kriza me pandeminë ka afekt zinxhirorë dhe rrezikon operimin e të gjitha institucioneve, edhe atyre arsimore private.

“Pandemia ndikon edhe tek universitetet, sidomos te ato private. Pandemia ndikon në aftësinë e studentëve, për të paguar studimet, për të qëndruar në konvikte. Ky ndikim është në të gjithë botën jo vetëm në Kosovë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt afekton në ato universitetet të cilat varen nga të hyrat e studentëve, bursat nga kompanitë, konsulencat dhe hulumtimet”, deklaron Qirezi. 

Ajo veçoi edhe rëndësinë e mediave në këtë kohë pandemie, duke thënë se duhet mënjanuar politikanët dhe e t’i jepet më shumë hapësirë koronavirusit dhe dëmeve të saj.

“Rëndësia e tyre (mediave) është e madhe për shkak se ato mund të fokusohen te çështje të cilat janë më të rëndësishme gjatë kësaj pandemie dhe mos t’iu japin shumë hapësirë politikanëve, të cilët dhe në shumicën e rasteve nuk është që janë duke dhënë ide të reja, por të mbrohen qytetarët gjatë kësaj pandemie. Të përcillen masat, ndikimi i tyre tek qytetarët për mirëqenien e qytetarëve, sepse efekti I pandemisë nuk ka të bëjë vetëm pagën. Njerëzit mund të humbin punën e tyre, po ashtu bizneset mund të falimentojnë. Si dhe të gjithë njerëzit e ngujuar në shtëpi ballafaqohen me problemet e arsimit të fëmijëve, të mirëqenies, shëndetit”, thotë ajo.

Në fund ajo tha se fokusi i shoqërisë dhe i Qeverisë në këtë kohë duhet të jetë tek mirëqenia e qytetarëve. Ndryshe, ministri i Financave dhe Transfereve, dje ka propozuar një pako financiare për shpëtim në vlerë prej mbi 170 milionë euro, që për komunitetin e  biznesit është i pamjaftueshëm./I. Shabani/

Lexo edhe

error: