Qindra të evakuuar nga zjarri në Australi – digjen 71 shtëpi

Qindra të evakuuar nga zjarri në Australi – digjen 71 shtëpi

Qindra australianë janë evakuuar pasi që një zjarr në periferi të qytetit Perth vazhdon të rritet dhe të kërcënojë komunitetet.

Zjarri më i madhi që qyteti ka parë në vite ka djegur 9,000 hektarë, duke shkatërruar gjithsej 71 shtëpi. Gjatë punës për ta shuar zjarrin bëhet e ditur se gjashtë zjarrfikës kanë pësuar lëndime

Ata u kërkuan banorëve pranë vatrave të flakës që të përgatiten të largohen dhe të strehohen diku.

Kryeqyteti i Australisë Perëndimore është në mes të karantinës nga koronavirusi, ndërsa situata bëhet edhe më e komplikuar për dy milion banorët e Perth pas zjarrit.


Zyrtarët shtetërorë u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i japin përparësi sigurisë së tyre të menjëhershme mbi rrezikun e virusit, i cili konsiderohet shumë i ulët.

Perth hyri në një karantinë pesë ditore  për shkak se të premten u shënua rasti i një infeksion të fituar në vend.

“Gjëja e rëndësishme është ruajtja e jetës. Pra, nëse jeni në karantinë dhe ju kërkohet të evakuoheni, duhet thjesht të evakuoheni,” tha komisionari i menaxhimit të zjarrit Darren Klemm.

Zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska ​​dhe të vetë izolohen nëse është e mundur edhe në qendrat e evakuimit, transmeton BBC.

Lexo edhe

Video