Qeverisë së re i kërkohet të marrë masa të menjëhershme për hidorcentralet

Qeverisë së re i kërkohet të marrë masa të menjëhershme për hidorcentralet

Gjykatë Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e GLSP dhe GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes.

Pas këtij vendimi, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka mbajtur një konferencë për media, ku e ka quajtur si një hap pozitiv aprovimin e kërkesës së tyre.

Alba Dushi nga Qendra për raste Gjyqësitë Strategjike, tha se ky vendim është shumë pozitiv.


Ajo tha se kërkesa e tyre ka ardhur si rezultat i shkeljeve që janë bërë lidhur me këtë hidrocentral.

“Më 25 mars 2021, organizatat paditëse kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinën, me të cilin është aprovuar kërkesa jonë. Gjykata Themelore ka vlerësuar se paditësit kanë ofruar argumente të besueshme, fotot e protestave të mbajtura ndër vite të qytetarëve lidhur me mosndërtimin e hidricentralet’. Qytetarët, që u janë mohuar të drejtat”, tha ajo.

Kurse, Mevlude Skuroshi nga GAIA tha se ky është një hap shumë i vogël por që jep sinjale pozitive. Ajo ndër tjera pati një kërkesë ndaj Qeverisë Kurti.

“I bëjmë thirrje qeverisë së re që të marrë masa të menjëhershme rreth çështjes së hidorcentraleve, që të marrin përgjegjësi dhe të mos lejojnë projekte të tilla”, tha ajo.

Lexo edhe

Video