Qeverisë i kërkohet themelimi i një instituti me emrin e Adem Demaçit

Qeverisë i kërkohet themelimi i një instituti me emrin e Adem Demaçit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës kanë hapur ekspozitën “Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”, për nder të 84 vjetorit të lindjes së veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçi.

Në hapjen e kësaj ekspozite, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i thuri lëvdatat më të mëdha Adem Demaçit duke e cilësuar si veprimtarin më unik e më autentik, duke thënë se ai u bë mësues, intelektual.

Kurti shtoi se Demaçi punonte gjithmonë për bashkimin kombëtar duke mos bërë asnjëherë përçarje në mes.


Kurti shtoi se ndjehet falënderues për Adem Demaçin, njeriun pa të cilin rrugëtimi i tij do të ishte i pamundur, derisa premtoi për botim dhe shpërndarje të veprës së plotë të Adem Demaçit.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës së Kosovës tha se është nder i veçantë që shoqata e të burgosurve politik të Kosovës, ka mundësuar hapjen e kësaj ekspozite e koleksioni të rrallë:

Anëtari i shoqatës së të burgosurve politik, njëherit edhe koleksionuesi i ekspozitës, Selatin Novosella tha se arkivi i jetës dhe veprës së Adem Demaçit është i jashtëzakonshëm me rreth 10 mijë faqe të dokumenteve arkivore.

Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik 2018. Ai ishte personaliteti shqiptar që vuajti dënimin më të gjatë në ish-Jugosllavi, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare.

Lexo edhe

error: