Qeveria zgjat afatin, ukrainasit mund të qëndrojnë Shqipëri deri në 2 vjet
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria në Shqipëri ka zgjatur afatin për qëndrimin e ukrainasve në këtë shtet. Ata do të mund të qëndrojnë pa leje deri në 2 vjet.

Deri tani, ukrainasit në Shqipëri kanë pasur mundësi të qëndrojnë deri në 1 vit.

Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë’, togfjalëshi ‘një vit’ zëvendësohet me ‘dy vjet’”, është bërë e ditur në njoftim./TCh/KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024