Qeveria themelon këshillin organizativ për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria themelon këshillin organizativ për shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë këshillë bëjnë pjesë:

1.       Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;

2.       Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;

3.       Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;

4.       Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe

5.       Përfaqësues  i Zyrës së Kryeministrit, anëtar.


Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

1.       Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

2.       Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

3.       Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;

4.       Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;

5.       Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe

6.       Përfaqësues të OJQ-ve.

 Në bazë të vendimeve të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Qeveria i ka rishqyrtuar duke i plotësuar proceduralisht dhe kështu rikonfirmuar vendimet me Nr. 34/39 të datës 13.10.2021 dhe 11/44 të datës 21.11.2021 nëpërmjet të cilave ka shfuqizuar dy vendime të qeverisë së mëparshme; atë me Nr. 13/59 të datës 21.01.2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe vendimin me Nr. 16/31 të datës 21.09.2020 për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video