Qeveria sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla

Qeveria sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla

Qeveria në detyrë sot do të marrë vendim lidhur me pushimin pranveror në shkolla. Kështu bëhët e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti, në takim me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, Drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin në detyrë të  Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj,  Zëvendësministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, ka analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19”, thuhet në komunikatë.


Komiteti antiCOvid-19 do të mblidhet sot në ora 15:00.

“Pas analizës është marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi Anti Covid-19”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: