Qeveria shpall ankandin për parkun me energji solare deri në 100 megavat
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka shpallur ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW në vlerë 75 milionë euro. Ky investim u bë me përkrahjen e USAID-it dhe u konsiderua si pikënisje për një epokë të re të zhvillimit të Kosovës në burimet e ripërtëritshme.

Kryeministri Albin Kurti, tha se hapja e këtij ankandi është shumë i rëndësishëm për Kosovën drejt investimeve në sektorin e energjisë.

Ai tha se duke pasur parasysh progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, presin të vijnë investitor për energji solare.

“Shpalljen e këtij ankandi tonë të parë po e bëjmë në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë kur po marrim një ndër hapat kryesor drejt tranzicionit tonë të gjelbër dhe investimeve më të mëdha në sektorin tonë të energjisë, ndër dekada”, tha Kurti.  

Në anën tjetër, shefja e USAID-it Samantha Power, e cila po qëndron në Kosovë, tha se Kosova ka të ardhme të ndritur në sektorin e energjisë. Ajo tha se vendi është në rrugë të mirë që të ardhmen të ketë 40 për qind të energjisë në bazë të burimeve të ripërtëritshme.

Pjesë e konferencës për medie të premten, ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se përmes shpalljes së këtij ankandi Kosova po hynë në një epokë të re të zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme.

Sipas USAID-it, ky ankand pritet të ndihmojë Kosovën që të ketë energji me të lirë për qytetarët. 

Ndërsa, edhe në vendet fqinje ka ankande të tilla që kanë rritur besueshmërinë te bizneset. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024