Qeveria shfuqizon vendimin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria shfuqizon vendimin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen  e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.


Krahas kësaj, ekzekutivi shfuqizoi mbi 300 akte nënligjore që janë marrë nga ish-qeveritë e kaluara.

Ndërkohë, u miratua rregullorja për Atashe të Mbrojtjes.

Lexo edhe

Video