Qeveria rishikon buxhetin dhe i hap rrugë ngritjes së pagës minimale

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi rishikoi buxhetin, ku i shtohen 150 milionë euro buxhetit të sivjetmë, ndërkohë mori vendim edhe për ndalimin e eksportit dhe rieksportit të produkteve elementare.

Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallën tatimore në të ardhurat personale, kryeministri Albin Kurti tha se përmes të rritjes së pagës minimale pritet të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat, derisa theksoi se për pagën deri në 250 euro nuk do të ketë tatim.

“Projektligji do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto dhe për heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra pavarësisht sa është lartësia e pagës për pjesën e parë prej 250 euro nuk do të ketë tatim. Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, ndërsa prej heqjes së shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”, tha ai.

Rishikimin e buxhetit në mënyrë të jashtëzakonshme e arsyetoi ministri i Financave Hekuran Murati.

“Është parë e nevojshme që të kemi një rishikim të jashtëzakonshëm që të reflektohen këto të hyra, por edhe në raport me ndërhyrjen për mbështetje të qytetarëve. Në përgjithësi vlera që shtohet e buxhetit është 150 milionë e 50 mijë euro dhe rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në programin e ringjalljes ekonomike”, deklaroi Murati.


Ndërsa, ndalimin e eksportit dhe rieksportit të produkteve bazë e konsideroi të nevojshme ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari.

“Lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë po e vështirësojnë furnizimin me produktet bazë të bujqësisë dhe ushqimit për vendin tonë, ashtu edhe për vendet tjera. Këto vështirësi përfshijnë ngritjen shqetësuese të çmimeve për produktet thelbësore. Eksporti dhe rieksporti i mallrave mund të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë të ardhmen… Për të lehtësuar gjendjen, propozojmë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agroushqimore. Propozimi ynë mbështetet në Ligjin për tregtinë e brendshme dhe të jashtme. Vendimi ndalon eksportin dhe rieksporton e produkteve të drithërave, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa”, tha Hajdari.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe vendimet për shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit, publik, privat dhe studentët, po ashtu edhe për dyfishimin e skemave sociale dhe pensioneve.

Krahas këtyre, qeveria ndryshoi edhe emrat e të propozuarve për anëtarë të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Neime Binaku Isufi është vendosur në vend të Hekuran Nikqit dhe Violeta Blakaj Spaçi e zëvendësoi Shpend Miftarin.

Me vendim të Qeverisë është shkarkuar edhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi, të cilit sipas kryeministrit Kurti i është vazhduar kundërligjshëm mandati.

Lexo edhe

Video

4 Comments

  • […] Projektligji për pagën minimale të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend Qeveria rishikon buxhetin dhe i hap rrugë ngritjes së pagës minimale ​Sindikata e sektorit privat nuk ndryshon qëndrim, kërkon pagë minimale prej 400 euro […]

  • […] Qeveria rishikon buxhetin dhe i hap rrugë ngritjes së pagës minimale Murati: Projektligji për pagën minimale të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend ​Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto ​Sindikata e sektorit privat nuk ndryshon qëndrim, kërkon pagë minimale prej 400 euro ​Murati: Kundërshtimi i rritjes së pagës minimale është joracional ​PDK: Veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e pagës minimale […]

  • […] më parë, qeveria i hapi rrugë rishikimit të pagës minimale me qëllim që atë ta bëjë 264 euro bruto. Zeka tha se ky është njëri prej vendimeve më të […]

  • […] Qeveria rishikon buxhetin dhe i hap rrugë ngritjes së pagës minimale Zeka: Propozimi i qeverisë për pagë minimale i drejtë, 100 milionëshi mund të investohej në forma të tjera ​Sindikata e sektorit privat nuk ndryshon qëndrim, kërkon pagë minimale prej 400 euro Murati: Projektligji për pagën minimale të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend ​PDK: Veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e pagës minimale Sa janë pagat minimale në BE e sa në rajon? […]

Komentet janë të mbyllura.