Qeveria për tre muaj mori 512.6 milionë euro dhe shpenzoi 579.8 milionë euro

Qeveria për tre muaj mori 512.6 milionë euro dhe shpenzoi 579.8 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Sipas ASK-së në tremujorin e tretë të këtij viti shuma e të hyrave të Qeverisë ishte 512.6 milionë euro. 


ASK nëpërmjet një komunikate thekson se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

“Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (30.9%), kompensimi i punëtorëve (28.3%), formimi i kapitalit bruto (16.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: