“Qeveria nuk po e zbaton vendimin për pezullimin e 50 % të pagës për ministrin Murati”

“Qeveria nuk po e zbaton vendimin për pezullimin e 50 % të pagës për ministrin Murati”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të votojnë në parim projektligjin për ndryshimin e ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Megjithatë, opozita tha me këtë projektligj po shkelet Kushtetuta e vendit.

Projektligji mori vetëm 55 vota. Opozita nuk e mbështeti për projektligj, duke e konsideruar si jokushtetues, madje nuk e përjashtuan mundësinë që ky projektligj të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.


Deputetja e PDK-s, Blerta Deliu-Kodra tha se Qeveria zbaton disa vendime të këtij këshilli dhe disa jo.

“Për shembull, ka qen një vendim i këshillit i cili ka kërkuar pezullimin e pagës 50 përqind për ministrin Hekuran Murati që nuk është zbatuar asnjëherë dhe në anën tjetër kemi pas vendimin e zonjës Gërvalla, ku është kërkuar anulimi i konkursit për 32 zyrtarë diplomatik, vendim i cili është anuluar për shkak se Këshilli i Pavarur ka konstatuar se nuk ka qenë në përputhje me konkursin”, ka thënë ajo.

Seanca është ndërprerë për të vazhduar në ditët në vijim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.