Qeveria nuk ka në fokus luftimin e ekonomisë joformale

Qeveria nuk ka në fokus luftimin e ekonomisë joformale

Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e fokusuar në luftimin e ekonomisë joformale dhe të bazohet në legjislacionin në fuqi për zhvillimin e Kosovës në  qeverisjen ekonomike drejt procesit të saj të zgjerimit në BE, ndërkohë që në vendin tonë infomaliteti llogaritet të jetë mbi 30 për qind.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve sot me temë “Si po e zhvillon Kosova Qeverisjen Ekonomike drejt procesit të saj të zgjerimit në BE?”

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Evropian të Investitorëve, Emrush Ujkani tha se qëllimi i këtij diskutimi me ekspertë të ndryshëm të fushës së ekonomisë, është për t’i adresuar dhe identifikuar çështjet për  identifikimin e disa raporteve siç janë për zhvillimin ekonomik, konkurrencën dhe ekonominë informale.

Vedat Sagonjeva nga Zyra e Kryeministrit, tha se qeverisja ekonomike për shtetet e Ballkanit Perëndimor zbatohet përmes një programi të reformës ekonomike.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka përgatitur këtë program, i cili dorëzohet në çdo janar, që është një ushtrim për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi është të përsëritet procesi për anëtarët e mundshme në BE-së, si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm që kanë.

Afrore Rudi nga “Deloitte Kosova”, duke folur për tatimet dhe ekonominë jo formale tha se Qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë në aspektet e përfshirjes së bizneseve joformale në sistem, sipas të cilës edhe shumë fusha të tjera nuk janë në fokus të qeverisë.


Robert Wright nga Raiffeisen Bank, ka folur për konkurrencën në ekonominë kosovare, si dhe për mundësitë dhe kërcënimet në sektorin bankar.

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe

Video