Qeveria në Poloni nënshkruan rregulloren që zgjat normën zero të TVSH-së për ushqimet

Qeveria në Poloni nënshkruan rregulloren që zgjat normën zero të TVSH-së për ushqimet

Ministrja polake e Financave, Magdalena Rzeczkowska ka nënshkruar një rregullore që do të mbajë TVSH-në për produktet ushqimore bazë në një normë zero në gjysmën e parë të 2023.

“Ne po zgjasim aplikimin e normës zero të TVSH-së për ushqimet”, tha Rzeczkowska në një deklaratë.


“Kjo normë do të mbulojë ushqimet bazë, si frutat, perimet, mishin, produktet e qumështit apo drithërat”, shtoi ajo.

Në fund të tetorit,  kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki njoftoi planet për të mbajtur normën e TVSH-së në zero.

Ai bëri me dije koston që do të përballonte buxheti i shtetit në rreth 8 miliardë PLN (1.72 miliardë euro) ose mbi 8 miliardë PLN. /PAP/

Lexo edhe

Video