Qeveria në detyrë nesër vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, opozita skeptike për këtë

Qeveria në detyrë nesër vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, opozita skeptike për këtë

Qeveria Kosovës në detyrë nesër pritet që të largojë tërësisht taksën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina për të zëvendësuar me masat e reciprocitetit.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, i cili shkurt u shpreh se janë duke punuar në këtë drejtim, derisa thekson se në mbrëmje do të ketë njoftim zyrtar.  Por skeptike për masat e reciprocitetit u shprehen dy partitë opozitare, Partia Demokratike Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

E ashpër në qëndrimin e saj u shpreh deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila thotë për KosovaPress, se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është një mashtrues, pasi sipas saj, taksën në tërësi e ka larguar me vendimin e parë më 20 mars.

Taksa është heq më 20 të këtij muaji. Dmth ajo që ka qenë farsë gjatë gjithë kohës, taksën e ka larguar. Tani më reciprociteti që ne e kemi thënë vendose se do të mbështetim, por mbi taksën, ai nuk e ka bërë e ka heq taksën, është zhveshur komplet…1 prilli njihet në krejt popullin si ditë e rrenave, se nuk është në fjalorin tim. Taksën e ka heq, mos të rren se s’ka taksë. E ka heq, reciprocitet nuk ka vendos kurrë. Tjetër është çka kemi të shkuara, kemi mjaft marrëveshje të cilat kurrë nuk janë të zbatuara prej Serbisë. Pyetja ime është çfarë reciprociteti do të vendos ndaj Serbisë, derisa kjo e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë e saj, cili është reciprociteti i saj”, thotë ajo.


Ndërsa, deputeti tjetër opozitar, Mërgim Lushtaku thotë se menaxhimi i reciprocitetit ndaj Serbisë do të jetë i vështirë.

Sipas deputetit të PDK-së, qeverisë në detyrë i ka humbur edhe legjitimiteti për vendime të tilla.

S’ka fare legjitimitet se Kuvendi e ka thënë të kundërtën rreth mbi 82 vota kanë qenë kundër kësaj qeverie. Besoj që pavarësisht se kanë marrë një vendim. E ai vendim hynë në fuqi në mënyrë të shkallëzuar qysh e kanë propozuar. Më mirë kishte qenë me heq taksën nga fillimi  se me bërë lojë politike…ka me qenë edhe më e vështirë menaxhimi i reciprocitetit, mendoj se nuk kemi ende një produkt se cili do të jetë reciprociteti në përmbajte”, thotë ai.

Taksën 100 përqind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018. Derisa kryeministri në detyrë tashmë, Albin Kurti më 20 mars të këtij viti ka larguar taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Kurse ka premtuar se më 1 prill të vitit 2020 do të largohet tërësisht për t’u zëvendësuar me masa të reciprocitetit.

Lexo edhe

error: