Qeveria: Ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet në Kosovë vazhdon deri në një vendim tjetër

Qeveria: Ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet në Kosovë vazhdon deri në një vendim tjetër

Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, është vendosur gjatë mbledhjes korresponduese të 16-të të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të enjten.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të 11 marsit, të marrë për parandalimin e koronavirusit COVID-19.

Ky është njoftimi I plotë:

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është zhvilluar mbledhja korresponduese, mbledhja e 16, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për  ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.


Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

 

  1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

 

  1. Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

 

  1. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020.

Lexo edhe

error: