Qeveria e Kosovës ka ndarë të mërkurën rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialet mësimore.
Ekzekutivi në mbledhjen e saj elektronike ka ndarë 6,323,380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5 dhe 6,617,340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.
“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.