Qeveria ndan mjetet për shtesat 100 euro për fëmijët e pensionistët
Lexohet për: 2 min.
373459027_6679963138723323_1091746831805687397_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte mbledhje elektronike në cilën ka marrë një sërë vendimesh.

Kabineti qeveritar ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë numër 05/128 të datës 16 shkurt 2023, vendimin numër 02/157 të datës 30 gusht 2023 dhe atë me numër 05/169 të datës 27 tetor 2023.

Po ashtu, është miratuar vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore, si dhe janë ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 eurove për fëmijët nën 16-vjeç dhe pensionistët.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

Po ashtu, u aprovua nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, si dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunimin policor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj Çeke.

“Dhuratat” për fundvit, ja kur do t’i marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët - KosovaPress

100 eurot për fëmijët dhe pensionistët, pushteti lavdërohet e opozita kritikon - KosovaPress

Ndahen 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024