Qeveria ndan mbi 3 milionë euro për listën esenciale

Qeveria e Kosovës ka vendosur për rialokimin e  mbi 3 milionë euro për barnat dhe materialin shpenzues nga lista esenciale.

Këtë propozim-vendim e prezantoi para kabinetit qeveritar, ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, me ç’rast janë ndarë edhe rreth 3.8 milionë euro për pagesat për librat shkollor.


“Propozim-vendimi tjetër ka të bëjë me Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , pra organizata buxhetore ShSKUK ku merren 3 milionë e 24 mijë e 300 euro dhe të cilat rialokohen për barna dhe material shpenzues. Propozim-vendimi tjetër ka të bëjë me pjesën e MASHTI-it për transfer të brendshëm prej rreth 3.8 milionë euro të cilat pra konsiderohen dhe alokohen për blerjen apo pagesën e librave shkollor për nxënësit  dhe kërkesa tjetër  ka të bëjë me kërkesën e MPB-së që të transferon mjete në vlerë prej 5.38 milionë euro për mallra shpenzime dhe shpenzime tjera kapitale”, u shpreh Murati.

Para disa ditëve  ishte raportuar se në buxhetin e ShSKUK-së p kanë mbetur edhe vetëm 150 mijë euro të pashpenzuara për furnizim me barna e materiale shpenzuese deri më 1 janar 2023 .

Lexo edhe

Video