Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike
Tjera
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive. Njëra për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit në vlerë 25.5 milionë euro, kurse tjetra për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës në vlerë 23.2 milionë euro. Qeveria ka ndarë edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike.

Ekzekutivi ka vendosur masa kufizuese kundër Grupit Wagner-një etnitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë sanksionet ndaj këtij Wangner janë në kuadër të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje për subvencionin për ata që kanë kursyer energjinë elektrike.

“Në kuadër të mbështetjes enorme që si qeveri kemi aplikuar ndaj sistemit energjetik që faturat e qytetarëve të jenë së më të përballueshme dhe që dimri të jetë sa më i lehtë i mundshëm, kemi pasur disa masa që janë zbatuar nga qeveria jonë, duke përfshirë edhe subvencionimin direkt që është bërë që nga shkurti i vitit të kaluar, por edhe masa të tjera... Bëjmë ndarjen e radhës që tashmë bëhet nga kontigjenca për energji, nga fondet e BE-së që kemi pranuar në shumë 67.5 milionë euro dhe ndarja për këtë masë do të jenë në vlerën 6 milionë euro që të vazhdohet subvencionimi i atyre që kanë kursyer energjinë eklektike”, ka shtuar ai.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka emëruar edhe Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrakos, ku kryesuese do të jetë: Edona Nahi, ndërsa anëtarë: Besart Uka, Fitim Rraci dhe Genc Hyndozi.

Qeveria ka ndarë rreth 300 mijë euro për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainas dhe afgan, të strehuar në Kosovë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024