Qeveria ndan 12 milionë euro shtesë për pakon emergjente fiskale

Qeveria ndan 12 milionë euro shtesë për pakon emergjente fiskale

Qeveria në detyrë sot në mbledhjen e radhës ka ndarë 60 mijë euro për familjarët e punëtorëve që humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Në këtë mbledhje, po ashtu janë ndarë edhe 12 milionë euro shtesë për pakon emergjente fiskale.

Qeveria në detyrë po ashtu ka shkarkuar sot edhe bordin e KRU “Mitrovica”, dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje: Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor, Nora Ibishaga, drejtoreshë, Bislim Fetahaj, drejtor, dhe Edin Hajdarpasic, drejtor.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, theksoi se sipas Ligjit për ndërmarrjet publike qeveria duhet të shkarkojë drejtorët kur ka arsye për të besuar se kanë shkelur detyrat.

Ajo tha se pasqyrat financiare të ndërmarrjes për vitin 2018 janë auditor nga kompania “Audit group SHPK”, e cila ka dhënë opinion të kualifikuar, kjo i bie se pasqyrat nuk janë plotësisht në përputhje me standardin e kontabilitetit sipas ligjit.

“Nuk ka prova se drejtorët e tanishëm kanë thirrur në përgjegjësi zyrtarët që kanë përgatitur pasqyrat. Për më tepër ndërmarrja ka dështuar në realizmin e projekteve me përkrahje ndërkombëtare dhe si pasojë e mos veprimit të bordit dhe të menaxhmentit është tërhequr ndihma nga Luksemburgu, i vetmi donatorë për ndërmarrje. Këto rrethana i japin arsye qeverisë të besoj se drejtorët kanë shkelur detyrat”, theksoi Hajdari.

Ndërsa, pas kërkesës së Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka ndarë 12 milionë euro për zbatimin e Pakos Emergjente.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e “Kartonit të Gjelbër” për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje, si dhe u aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.


Ministri në detyrë, Bislimi theksoi se rrjedhimisht është e nevojshme për një propozim vendim për ndarjen e mjeteve shtesë nga kontigjenca e Ministrisë së Financave dhe Transfereve që ka të drejtë MEPTINI-si për zbatimin e kësaj pako fiskale emergjente.

Ai tha se MFT bën kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 12 milionë eurove me qëllim të zbatimit të pakos emergjente.

“Mjetet merren nga kontigneca e Ministrisë së Financave dhe Transfereve ku transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë dhe Industrisë, dhe Investimeve Strategjike…. edhe pas këtij transferi mjetet që ka dispozicion MEPTINI-si nuk do të mjaftojnë për zbatimin e plotë të pakos emergjente fiskale, ku do të ketë nevojë për rialokimet shtesë për të cilat unë veç e kam lutur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit që të riaranzhojë transferimin e 28 milionë eurove, mirëpo ende nuk është finalizuar”, deklaroi ai.

Megjithatë, asnjë nga ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e qeverisë, e thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, mbledhja është mbajtur pak para se të nis seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar se është me rëndësi vendimi për mbulimin e shpenzimeve të “Kartonit të gjelbër” për mërgatën e Kosovës për vitin 2020.

“Është me rëndësi që sot ta marrin këtë vendim i cili është mbase ndër vendimet të cilët aq shumë herë për vite me radhë na e ka kërkuar mërgata neve. Andaj ju ftoj që ta provohet kërkesa e ministrisë së Financave dhe Transfereve për fillimin procedurave për krijimin e mekanizmit që mbulon obligimet të sigurimit kufitar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.

Në mbledhjen e kësaj qeverie, u morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në ndërmarrjet publike. Me këtë rast, secila ndërmarrje publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

Lexo edhe

error: