Qeveria miraton draftin e strategjisë së arsimit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe draftin e strategjisë së arsimit për periudhën 2022-2026.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se puna në këtë strategji ka zgjatur 9 muaj.


Ajo tha se për këtë strategji e cila ka 5 fusha prioritare kostoja financiare është mbi 320 milionë euro.

“Dokumenti i strategjisë së arsimit është i organizuar në 5 fusha prioritare tematike, edukimi për fëmijën e hershme, arsimi parauniversitar, arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve dhe arsimi i lartë dhe  digjitalizimi i arsimit. Në pajtim me standardet e planifikimit secili nga këto fusha është përcaktuar nga një objektiv strategjik i cili është zbërthyer pastaj në objektiva specifik, është hartuar edhe plani i veprimit dhe është vlerësuar kostoja financiare e zbatimit të kësaj strategjie e cila është në lartësi prej 323 milionë eurove, ndërkaq deri më tani janë siguruar  rreth 70% të kësaj shume”, theksoi ajo.

Lexo edhe

Video