Qeveria: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së

Qeveria: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së

Qeveria e Kosovës është shprehur e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të Partisë Socialdemokrate.

Përmes një shkrimi në Facebook, Qeveria e Kosovës thotë se besojnë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike.


Tutje Qeveria njofton se Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.

“Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Lexo edhe

Video