Qeveria i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për fondin sovran, si dhe formoi grupin punues për themelimin e muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, ekzekutivi bëri plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, me çka i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave, të mbetura përgjatë viteve të kaluara.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se përmes miratimit të Projektligjit për fondin sovran po e forcojnë shtetin dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Në anën tjetër, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se themelimi i grupit punues për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve serbe në Kosovë është një prej nismave kryesore të qeverisë për të adresuar të kaluarën.

Mirëpo për këtë vendim votoi kundër ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se kategorizimi në këtë dokument nuk ka qenë i duhuri, pasi sipas tij ka përgjithësime se i tërë populli serb ka kryer krime në Kosovë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tregoi shumën që do të zhbllokohet për komunat me rastin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Buxhetin.

“Deri tani janë bartur ose janë në proces të bartjes të hyrat vetanake nga viti 2022 në vlerë rreth 53 milionë euro, ndërsa me korrigjimin e kësaj dispozite mundësohet bartja edhe 37 milionë eurove të tjera”, tha ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024