“Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet për çështjen e dialogut me Serbinë”

“Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet për çështjen e dialogut me Serbinë”

Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet, koordinim të partive politike për çështjen e dialogut me Serbinë dhe gjithashtu të krijojë një konsensus të përgjithshëm politik, përfshirë edhe partitë opozitare. Rifillimi i dialogut ka mungesë transparence, dhe për këtë proces ka mospajtime edhe brenda koalicionit qeverisës.

Kështu thuhet në raportin “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Hoti”, të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët përmes një analize politikash kanë vlerësuar performancën e kësaj qeverie.

Drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha theksoi se Lidhja Demokratike pavarësisht premtimeve elektorale për zvogëlim të ministrive në 12, e njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave, nga 24 në 46, dhe duke shtuar edhe dy ministri në krahasim me qeverinë e kaluar.

“E njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave, përkatësisht nga 24 në 46. Si dhe njëkohësisht ka shtuar dy ministri, në krahasim me qeverinë e kaluar Kurti. Me emërimin e këtyre 46 zëvendësministrave ne konsiderojmë që qeveria Hoti u bë me kabinetin e dytë më të lartë të zëvendësministrave në Kosovë në 13 vitet e fundit. Për më tepër rritja e numrit të zëvendësministrave asnjëherë nuk është ndjekur me një logjikë qeverisëse, por kryesisht është bërë për të kënaqur apetitet e partnerëve të koalicionit. Kështu kemi përfunduar të kemi dy ministri si është ajo e Kulturës dhe e Ekonomisë të cilat kanë nga pesë zëvendësministra. Arsyesh mëria e ekzistencës së tyre, asnjëherë nuk është arsyetuar siç duhet”, ka theksuar ajo.

Ndër tjera, kabineti i qeverisë Hoti sipas GLPS-së karakterizohet me pabarazi të lartë gjinore. Nga 16 ministri, tri prej tyre udhëhiqen nga gratë, ndërsa prej 46 zëvendësministra vetëm tetë janë gra.


“GLPS konsideron se qeveria Hoti ka dëshmuar një mungesë serioze në agjendës në fushën e sundimit të ligjit. Ne konsiderojmë që nuk është ndërmarrë as edhe një iniciativë serioze, e cila realisht i ka kontribuar c’kapjes së institucioneve nga ndikimi politik… Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zvogëluar shpenzimet, për të sanksionuar të korruptuarit apo për të reformuar administratën publike”, theksoi ajo.

Në raportin për 100 ditëshin e qeverisë Hoti theksohet edhe çështja e procesit të vettingut, që sipas tyre është shqetësuese se si është zhvendosur nga një prioritet në një aktivitet anësor, Kjo sipas Arbëresha Loxhës  është një hap prapa të reformimit të drejtësisë.

Ndërsa, menaxherja e programeve të GLPS-së, Njomza Arifi tha se qeveria aktuale ka dështuar të bëjë testime për qytetarët për COVID-19.

“Numri i pamjaftueshëm i testimeve, mungesa e gjurmimit të kontakteve, strategjia e mangët e komunikimit, mungesa e kontrollit të çmimeve të ilaçeve, janë disa nga vendimet që kanë quar në numër të lartë të infeksioneve por pastaj edhe të vdekjeve në 100 ditëve të para të qeverisë. Qeveria gjithashtu ka dështuar të sigurojë, dhe subvencionoj testime për popullatën e përgjithshme duke kufizuar testime vetëm për personat me simptoma të forta, apo selektive për figura publike”, tha ajo.

Veç tjerash, Arifi theksoi se në qeverinë Hoti mungon një platformë për dialogun me objektiva dhe qëllime konkrete.

Ndër tjera, u tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kthyer praktikat e dëmshme diplomatike, të cilat janë rezultat i politizimit, nepotizmit dhe në shërbim të partive në pushtet. Sipas GLPS-së ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me vettingun, Ligjin e Pagave. /Sh.Pajaziti

Lexo edhe

Video

error: