Qeveria: Historia e familjes Jashari do të rrëfehet ashtu siç e meriton

Qeveria: Historia e familjes Jashari do të rrëfehet ashtu siç e meriton

Komisioni i ekspertëve i angazhuar nga Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari, në përbërje të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, gjatë javës së kaluar kanë zhvilluar vizitat në terren në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka bërë të ditur sot Qeveria e Kosovës.

Ekspertë nga fusha e konservimit të trashëgimisë kulturore, arkitekturës, historisë, antropologjisë, ndërtimtarisë dhe peizazhit kulturor, të udhëhequr nga historiania e arkitekturës dhe eksperte në fushën e trashëgimisë kulturore, Amra Haxhimuhamedoviq kanë zhvilluar vizitë pune në kompleks, duke u takuar dhe biseduar me familjarët, duke parë nga afër vendin dhe mbledhur dokumentacion për të zgjeruar më tej hulumtimin në fushat specifike lidhur me kompleksin.


Gjatë këtyre vizitave, ekspertët u shoqëruan nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministri i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të komitetit ndër-ministror.

Komisioni i ekspertëve gjatë muajve në vijim do të vazhdojnë me punën në përgatitjen e detyrës projektuese për shpalljen e konkursit për master-planin e kompleksit.

Ndërhyrjet emergjente në ndërtesën nr.4, në shtëpinë e Salë dhe Hamit Jasharit, kanë filluar në fund të dhjetorit 2021 dhe kanë përfunduar në mes të muajit mars 2022, ndërsa tani puna do të vazhdojë edhe në ndërtesat tjera, të cilët janë vlerësuar nga ekipet profesionale të institucioneve dhe inxhinierëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Lexo edhe

Video