Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Qeveria e SBASHK-u arrijnë marrëveshje për kontratën kolektive, shtesat dhe pagën e 13-të

Qeveria e SBASHK-u arrijnë marrëveshje për kontratën kolektive, shtesat dhe pagën e 13-të

Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me SBAShK-un për kontratën kolektive, sipas së cilës të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar nga viti 2023 do të marrin pagën e 13-të, në bazë të perfomancës.  

Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një konferencë për media ku tha se me SBAShK-un janë dakorduar edhe për dy shtesa në pagë si rezultat i shtimit të volumit të punës për shkak të pandemisë.

Hoti u shpreh se kanë saktësuar edhe shpenzimet për shujtën për mësimdhënësit dhe atë të transportit.

“I kemi dakorduar të gjitha çështjet e kontratës kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore të kontratës kolektive[…] I kemi saktësuar të gjitha çështjet pa përjashtim. Jemi dakorduar që të paguhet paga e 13-të për të punësuarit në arsimin parauniversitar duke filluar nga viti 2023 dhe, kjo do të lidhet me perfomacën në arsim. I kemi saktësuar gjithashtu pagesën e ushqimit, shujtën ditore për mësimdhënës dhe gjithashtu kemi saktësuar shpenzimet e transportit. Këto sigurisht kanë implikime financiare. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë, me disa ndërhyrje teknike në tekst”, tha ai.

Sa i përket shtesave të pagë, Hoti theksoi se njëra do të bëhet në fund të muajit shkurt, kurse tjetra në muajin maj.


“Kemi dakordime nga takimi i fundit që për shkak të orëve të shtuara të punës të arsimtarëve, për shkak të pandemisë, zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit, arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të shkurtit, tjetra në fund të majit, në mënyrë lineare për të gjithë, në përputhje me mundësitë buxhetore që i kem”, tha ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj tha se kanë pasur raporte shumë të mira me SBAShK-un, teksa shtoi se për shkak

“Për pagën e 13 është e lidhur shumë ngushtë me perfomancën e sistemit arsimor dhe nëqoftëse ne shënojmë rezultate më të mira, atëherë edhe mësimdhënësit dhe të gjithë të angazhuarit e meritojnë një pagë të tillë”, u shpreh ai.

E kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, u shpreh se nga e hëna do të ketë një frymë të re në arsimin e Kosovës.

“Është nga herët e para kur SBAShK-u ka një bashkëpunim kaq të mirë, kaq korrekt dhe kaq të mirë me MAShT-in[…]Pra kemi rritur bashkërisht dhe kjo është dëshmi se bashkërisht mund të arrijmë edhe më shumë… Nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë”. U shpreh Rrahmani.

Kjo marrëveshja u arrit në prag të zgjedhjeve të parakohshme pas paralajmërimeve të Sindikatës së Arsimit për grevë në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: