Qeveria do të shqyrtojë shumë shpejt masat e diskutuara me odat ekonomike

Qeveria do të shqyrtojë shumë shpejt masat e diskutuara me odat ekonomike

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në një mbledhje të afërt të Qeverisë së Kosovës do të shqyrtohen shumë shpejt masat e diskutuara me odat ekonomike, në mënyrë që bizneset të jenë të përgatitura për t’u përballur me situatën e krijuar në vend pas rasteve të konfirmuara me koronavirus.

“Dje dhe sot kemi biseduar me oda ekonomike për masat që duhet ndërmarrë në mënyrë që bizneset të jenë të përgatitura për t’u përballur me situatën. Qeveria do të shqyrtojë së shpejti këto masa në mbledhje, krahas çështjeve tjera që janë tepër të nevojshme”, shkruan Hoti në Facebook.


Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane, Oda e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar sot kanë prezantuar kërkesat për masat që duhet marrë karshi pandemisë COVID19 dhe efektet mbi sektorin privat dhe ekonominë.

Shtyrja ose riprogramimi i kredive për bizneset e qytetarët, shtyrja e raportimit financiar, qartësimi për masat e ndërmarra siç është lirimi i njërit prind nga puna dhe një pako mbështetëse për bizneset, janë kërkesat e odave ekonomike.

 

Lexo edhe

error: