Qeveria do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët

Qeveria do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët

Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët dhe të huajt. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme, derisa u theksua se lidhja e marrëveshjes për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar të bëhet gjatë kësaj jave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë në bisedime dhe se planifikohet që kjo marrëveshje të fillojë prej datës 1 korrik.



“Ky vendim e hap rrugën që ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve, po ashtu në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra të lidhim një memorandum bashkëpunimi me anë të të cilit së bashku me BQK-në por edhe me Byronë Kosovare të Sigurimit e marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos të policës kufitare të cilës i nënshtrohen bashkatdhetarët. Deri më tani kemi qenë në bisedime dhe planifikohet që gjatë kësaj jave të lidhet kjo marrëveshje dhe mbulimi të fillojë prej datës 1 korrik”, ka njoftuar Murati.

Murati tha se do të angazhohen së bashku me MPB-në edhe gjitha dikasteret tjera qeveritare që ky problem të zgjidhet një herë përgjithmonë dhe që të mos bëhet ky mbulim i vazhdueshëm.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: