Qeveria dënon sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë

Qeveria dënon sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se kjo është shqetësuese dhe e papranueshme.

Ai ka shkruar se Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi.


Disa persona kanë kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së Ruhan Muharremit në Medvegjë.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar që autoritet e sigurisë të ndërhyjnë për të ruajtur rendin dhe qetësinë, si dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos i ekspozohen abuzimeve.

Lexo edhe

Video