Qëndron Kastrati premton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Qëndron Kastrati premton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës, njëherësh kryetari aktual Qëndron Kastrati po vazhdon takimet me qytetarët e kësaj komune në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Ai me këtë rast ka thënë se gjatë mandatit të tij të ri qeverisës do të punojnë për krijimin e infrastrukturës  dhe shërbimet e nevojshme për personat me nevoja të veçanta.


“E kemi obligim që personave me nevoja të veçanta t’ua sigurojmë infrastrukturën e shërbimet e nevojshme. Ua kemi borxh Blerimit dhe miqve e tij mbështetjen në këto zgjedhje që zëri i kësaj kategorie të jetë i fuqishëm në asamble dhe qeverisjen e Kamenicës”, shkruan Kastrati në Facebook.

Kastrati ka porositur se të gjithë kanë për detyrë të kujdesen që grupet shoqërore më të sfiduara si pjesë e prioriteteve për një shoqëri të barabartë.

Lexo edhe

Video