Qëndron Kastrati në Kopërnicë dhe Shipashnicë të Epërme: Kamenica s’kthehet prapa

Qëndron Kastrati në Kopërnicë dhe Shipashnicë të Epërme: Kamenica s’kthehet prapa

Kandidati për të parin e Kamenicës, njëherësh kryetari aktual Qëndron Kastrati ka vazhduar fushatën për garën zgjedhore të 17 tetorit.

Ai gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Shipashnicen e Epërme, ku është mirëpritur nga banorët e këtij fshati.  


“Bashkë me Arbrin dhe Naimin diskutuam për nevojat dhe propozimet e tyre për të ardhmen!  Kamenica s’kthehet prapa! #perpara”, shkruan Kastrati në Facebook.

Kastrati  ndërkaq gjatë vizitës në Kopërnicë ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët

“Përpara është drejtimi. 127 është numri”, ka thënë Kastrati, i cili sot gjatë ditës ka qëndruar për vizitë edhe në lagjen Çamëria për të bashkëbiseduar për projektet e së ardhmes në komunën e Kamenicës.

Lexo edhe

Video