Qëndron Kastrati: Kamenica s’kthehet mbrapa, puna e përparimi fitojnë përballë manipulimit

Qëndron Kastrati: Kamenica s’kthehet mbrapa, puna e përparimi fitojnë përballë manipulimit

Kryetari aktual i Kamenicës Qëndron Kastrati ka shprehur bindjen e tij se do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat katërvjeçar.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se puna e kryer gjatë qeverisjes së tij është dëshmuar edhe nga hulumtimet e bëra.


“Puna e ndershme, investimet infrastrukturore dhe transformimi i gjithmbarshëm na e ka dhënë besimin e qytetarit. Hulumtimi empirik i realizuar nga UBO Consulting e vërteton atë që po e themi vazhdimisht. Kamenica ka vendosur të shkojë përpara. Nuk do të kthehet as në vitin 2013 as në vitin 2009. Këto rezultate na rrisin entuziazmin për punë e angazhim edhe më të madh.

Ky hulumtim është realizuar në periudhën 23 & 24 tetor 2021 me mostër prej 400 personave. Margjina e gabimit ±4.8 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Kredibiliteti i kompanisë realizuese është tashmë i dëshmuar.

Qeverisja jonë prinë me 19.6 pikë të përqindjes dallim nga kundërkandidati. Edhe pak punë na pret deri në triumfin final! Mos u ndal në angazhimin tënd për përparimin e Kamenicës!”, shkruan Kastrati, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar mori 32.69% të votave dhe do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor.

Lexo edhe

Video

error: