Policia e Kosovës ka dhënë dje shembull se si duhet reaguar në situata të tilla, thotë ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj, derisa komenton zhvillimet e së dielës në veri të vendit. Pasi katër sulmues serb u vranë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan, Qalaj vlerëson se Policia e Kosovës ka reaguar me kujdes derisa thekson se duhet hetuar rreth vendosjes së terroristëve në manastir.
Një grup terroristësh serb sulmuan të dielën Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.
“Me vet faktin që grupi kriminal, grupi terrorist ka hyrë në manastir, ai ka hyrë me një qëllim, nuk kemi informata të duhura por mund të supozojmë çfarë do që të jetë policia ka reaguar me kujdes, mos të harrojmë që reagimi i manastirit është mjaft i ndjeshëm dhe i rrezikshëm. Mos të harrojmë që ka pasur njerëz civil, pelegrinë që kanë ardhur të vizitojnë manastirin se a ka pasur ndonjë bashkëpunim mbetet pjesë e hetimeve që të bëjnë Policia e Kosovës", thotë Qalaj.
Qalaj thotë se kapja e terroristëve është mesazh për të gjithë që nisin sulme nga policisë.
Ai vlerëson se Policia e Kosovës nuk duhet të kufizohet në veprimet e saj.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës thotë se ky institucion është ballafaquar me rreziqe të ndryshme por sipas tij është hera e parë që kanë kryer një operacion të tillë.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.