PZAP vendos për ankesat e partive jo serbe ndaj votave të Romania Iniciativa

PZAP vendos për ankesat e partive jo serbe ndaj votave të Romania Iniciativa

Partitë e komuniteteve jo serbe ditë më parë kanë dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe.

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtesave ka miratuar pjesërisht një ankesë dhe njërën plotësisht rreth ankesave të partive jo serbe lidhur me anulimin e votave që i përkasin subjektit politik Romania Iniciativa.

PZAP ka njoftuar edhe se kanë pranuar ankesën e kandidates për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Florentina Gjergjaj, me ç’rast kanë kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket subjektit politik AAK.

Njoftim i plotë:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6, 7 dhe 8 mars 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 210 apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Paneli lidhur me apelet e paraqitura ka vendosur si në vijim:

Pranohen pjesërisht të bazuara 5 apele:

PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021.

PRANOHEN  pjesërisht te bazuara apelet  Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa


Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Paneli ka aprovuar të bazuara 16 apele,

Paneli ka aprovuar pjesërisht të bazuara 9 apele,

Paneli ka refuzuar të pabazuara 177 apele.

Ka hedhur te parregullta 2 apele dhe

Ka hedhur te pasafatshme 1 apel.

Vendimet lidhur me apelet e paraqitura kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve janë të publikuara në faqen zyrtare të PZAP nga numri Anr. 564/2021 deri në numrin Anr. 773/2021 dhe të gjitha janë të qasshme për publikun.

Kandidatët të cilët kanë apeluar vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve në PZAP do të njoftohen me kohë me vendimet lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër këtyre vendimeve palët e pakënaqura mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare

Lexo edhe

Video