PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të anulojë zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, në Han të Elezit iu dha fund qeverisjes 14-vjeçare të kandidatit të pavarur, Rufki Suma, duke u mposhtur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.


Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:

Mehmet Ballazhi (PDK) –  2.485 vota apo  50,98%

Rufki Suma – 2.070  vota apo 42,47%

Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%

Lexo edhe

Video

error: