Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Pyetjet më të shpeshta të intervistave për kandidatët e pozitave menaxheriale

Pyetjet më të shpeshta të intervistave për kandidatët e pozitave menaxheriale

Nëse po kandidoni për pozitën e menaxherit, kjo do të thotë që keni mbajtur intervista të punës edhe më parë, madje keni qenë të suksesshëm, sepse jeni pranuar në punë. Meqë nuk është hera e parë do ta keni një lloj lehtësie, krahasuar me kandidatët që aplikojnë për pozita të tjera. Por duhet ta keni parasysh se pothuajse të gjithë ata që aplikojnë për pozita menaxheriale të gjithë dikur patën marrë oferta pune pas intervistave. Kështu që a do të arrish të dallohesh në mesin e tyre?

Akademi Pune jep disa këshilla të vyeshme sesi të përgatiteni para se të uleni në tryezën e takimit.

Një intervistë për pozitën e menaxherit do të ketë pyetje rreth përvojave, stilit të menaxhimit, çfarë keni arrirë në të kaluarën dhe çfarë po prisni të ndryshoni në të ardhmen. Rekruterët do të interesohen të dinë sesa mirë do të përshtateni me organizatën dhe sa efikas do të jeni në atë pozitë.

Për ta zotëruar përgjigjen duhet të jeni të gatshëm të tregoni anekdota a shembuj të ngjarjeve specifike, nga përvojat e juaja të mëhershme. Kjo do t’i tregojë atyre që ju i keni menaxhuar mirë situatat dhe keni punuar mirë me ekipin.

Ndërsa nëse po intervistoheni për pozitën si trajnerë i menaxhimit, atëherë nuk do të pritet që ju të keni shumë përvoja të punës për të treguar. Në këto raste do të pyeteni më shumë rreth mundësisë dhe gatishmërisë për të udhëhequr grupe, të delegoni detyra dhe të paraqisni detyra. Është mirë që të tregoni shembuj nga aktivitete akademike ose vullnetare për t’i treguar intervistuesit sesa të kualifikuar jeni.

KËSHILLA RRETH PËRGJIGJEVE

Mos i harroni pyetjet standard të intervistave: Rekruterët ende dëshirojnë që të dinë sesi i keni zotëruar sfidat në të kaluarën, cilat ishin planet tuaja afatgjata, dhe nëse do të përshtateni me kulturën e kompanisë.

Bëhuni gati për pyetje të vështira: Shumica e intervistuesve pëlqejnë të bëjnë pyetje të vështira dhe të paparashikueshme për të gjitha punët e mëparshme. Ata zakonisht presin nga kandidatët për pozita menaxheriale të mendojnë shpejt dhe të japin përgjigje të mira edhe nëse biseda ka kaluar në drejtime të papritura.

Shfaqni që jeni i duhuri: Kërkoni të dhëna ose sqarime sipas nevojës, qëndroni pozitivë dhe të përqendruar në problemin ose pyetjen e intervistës dhe kërkoni mundësi për të treguar histori të cilat shfaqin sukseset tuaja! Tregoni vetëbesim dhe përgjegjësi në udhëheqjen e të tjerëve, e në të njëjtën kohë entuziazëm!

Veshje e duhur: Te shumë kompani, pritet që menaxherët të vishen aq mirë sa edhe do ta bëjnë punën. Kujdesuni që dukja juaj e intervistës të jetë profesionale dhe e paraqitshme!


PYETJE DHE PËRGJIGJE TË INTERVISTAVE PËR POZITA MENAXHERIALE

Çfarë prisni nga një menaxher?

Menaxherët që kam pasur në të kaluarën, të cilët tani dua t’i marr si shembull, kishin politika të atilla që në çdo kohë, çdokush ka qenë i lirë për të shkuar tek ata, për të diskutuar çështje të ndërlikuara të vendit të punës. Ata i respektonin mendimet tona, bashkëpunonin me ne për t’i arritur zgjidhjet pozitive si dhe ruajtën konfidencilitetin tonë.

Si ishte të punonit për menaxherin tuaj?

Kurrë nuk kam pasur menaxherë të vështirë, vetëm projekte të vështira të cilat na kanë sfiduar, por kemi punuar gjithmonë bashkë për t’i zgjidhur. Jam shumë me fat që kam punuar me menaxherë me të cilët jam ndierë i/e lirë për të komunikuar rreth çfarëdo çështjeje!

Ndani disa shembuj sesi keni ndikuar në sigurinë e punëtorëve!

Si menaxher i qendrës së thirrjeve, vura re se disa nga stafi ynë po raportonin raste të sindromës së tunelit kyçit të dorës dhe dhimbjes së shpinës. Përmes një manipulimi të zgjuar të buxhetit tonë operativ, unë isha në gjendje të blija më shumë stacione ergonomike që rezultuan në shumë më pak ankesa.

Sikur ta dije që menaxheri yt është 100 përqind gabim për diçka, si do ta menaxhoje situatën?

Askush nuk ka të drejtë gjatë gjithë kohës, sepse të gjithë kanë një ditë të keqe herë pas here kur thjesht nuk janë të përqendruar dhe bëjnë gabime. Megjithatë, në biznes, është e rëndësishme të korrigjoni gabimet menjëherë. Në ato shumë pak raste ku unë ndjeva se menaxheri im kërkoi apo bëri diçka të gabuar, unë kurrë nuk kam hezituar të flas me ta privatisht për situatën, duke dhënë arsyetimin tim në një mënyrë jo gjykuese. Në secilin rast, ata pranuan se kishte pasur diçka që nuk shkonte dhe më falënderuan sinqerisht për “vërejtjen”.

Çfarë strategjish do të përdorni për ta motivuar ekipin?

Do të marr një nga anëtarët e ekipit për një pushim kafeje për 20 minuta dhe kjo do të ndodhë me secilin anëtarë veç e veç në mënyrë ciklike. Kështu që secili prej tyre do ta dijë se kur është radha e tij. Ajo kohë e ndarë do të na lejojë që të ngremë shqetësime rreth punës, apo rreth shqetësimeve që ata mund të kenë. Kjo më lejon të krijoj raporte dhe të siguroj reagime konstruktive në mënyrë private.

Lexo edhe

Video

error: