Pyetjet e mbrojtëses së viktimave për dëshmitarin e parë në Hagë po zhvillohen në seancë të mbyllur

Kanë përfunduar pyetjet nga ana e prokurorisë për dëshmitarin e parë kundër të akuzuarit Salih Mustafa, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pjesën e dytë të seancës së sotme gjykimi po vijon me pyetjet nga ana e mbrojtëses së viktimave, me kërkesë të kësaj të fundit seanca po zhvillohet e mbyllur.

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues ka thënë se pyetjet e saj mund të identifikojnë identitetin e dëshmitarit, andaj duhet të zhvillohen në seancë private.

“Dëshiroj të ju kërkoj të kalojmë përsëri në seancë private për gjithë pyetjet e mija sepse pyetjet kanë të bëjnë më rrethana të cilat janë private dhe japin shumë informacion që mund të identifikojë dëshmitarin prandaj kjo do të ishte më e mira”, ka thënë ajo.

Gjatë seancës së hënë (dje) dhe në pjesën e parë të ditës sotme (e martë), dëshmitari i parë me kodin 3593, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit.


Ai ka folur rreth mbajtjes që ai pretendon se i është bërë nga ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, në fshatin Zllashë, dhe periudhën e lirimit nga ai vend.

Në anën tjetër, vet Mustafa në fillim të seancës e ka kërkuar fjalën ku ka thënë se kohët e fundit po përballet me stres por me të nisur të numërojë faktorët për këtë gjendje, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

https://kosovapress.com/%e2%80%8breciprociteti-per-targat-i-gjen-te-papergatitur-kosovaret-flet-njeri-qe-u-denua-ne-prizren/

Lexo edhe

Video