Pyetjes “a më mirë këtu a atje?” nuk i shpëton as Dua Lipa

Pyetjes “a më mirë këtu a atje?” nuk i shpëton as Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po i kalon pushimet në Shqipëri, por duket se nuk i ka shpëtuar dot pyetjes klasike gjatë qëndrimit të saj.


Në një seri fotosh e videosh të postuara në rrjetet sociale, Dua shkruan “a më mirë këtu a atje?” Postimi është tejmbushur nga komentet dhe reagimet e ndjekësve, përfshi edhe personazhet e njohur që kanë vlerësuar këngëtaren për dashurinë që tregon ndaj Shqipërisë.

Dua po shijon suksesin e këngës së saj për filmin “Barbie”, “Dance The Night”, e cila ka 59 milionë klikime në Youtube.

Lexo edhe

Video