Pyetet për Haalandin, Guardiola: Më kanë thënë të mos flas

Pyetet për Haalandin, Guardiola: Më kanë thënë të mos flas

Trajneri i Manhcester Cityt Pep Guardiola ka hezituar të flas për të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmundit Erling Haaland për të cilin raportohet se nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën angleze.

Mediat gjermane dhe angleze ditëve të fundit kanë raportuar njëzëri se klubet kanë arritur marrëveshje për mbylljen e operacionit i cili do të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual, transmeton KosovaPress.

I pyetur rreth kësaj qështje, Guardiola ka thënë para mediave se kjo situatë tashmë është e ditur nga të gjithë, por që atij i është kërkuar nga drejtuesit e të dy klubeve që të mos flas.


“Të gjithë e dinë situatën me Haalandin. Borussia Dortmund dhe Manchester City më kanë thënë se nuk më lejohet të them diçka derisa të bëhet e gjitha”, ka thënë Guardiola.

“Më vjen keq, por nuk më lejohet të flas. Do të doja të flisja për Haalandin por dy klubet më thonë të mos them asgjë derisa të përfundojnë veprimet ligjore!”, ka shtuar ai.

Ende nuk janë zbuluar detajet rreth çmimit që City do të paguaj për shërbimet e reprezentuesit norvegjez, e as kohëzgjatja e kontratës së tij.

Lexo edhe

Video