Pyetet për garën për titull, kështu përgjigjet Jurgen Klopp

Pyetet për garën për titull, kështu përgjigjet Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka këmbëngulur se distanca është shumë e madhe midis Liverpoolit dhe Manchester Cityt Premier Ligë pas një fitoreje me rezultat 3-1 ndaj Crystal Palace.

Liverppooli është nëntë pikë pas liderit City, por kanë edhe një lojë më pak, dhe trajneri gjerman refuzoi të nxisyte spekulime mbi atë nëse Liverpooli është në luftë për titullin kampion, transmeton KosovaPress.


I pyetur nga “BBC” në lidhje me sfidën e Liverpool-it për titull, Klopp tha: “Jo. Distanca është shumë e largët për të folur për këtë. Ne vetëm duhet të fitojmë ndeshje futbolli”, tha fillimisht ai.

“Çdo ndeshje e Premierligës është e vështirë, siç e pamë sot. Ne e bëmë atë më emocionuese se ç’duhej! Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e fundit”, shtoi Klopp.

Liverpooli regjistroi fitore pa lojtarë si Mohamed Salah, Naby Keita dhe Sadio Mane, të cilët janë ende në detyrë ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Lexo edhe

Video