Putin shpall katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse

Putin shpall katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse

Rusia ka shpallur katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin.

Aneksimi i Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhias u nënshkrua sot nga presidenti Putin.

Ai i kërkoi Kievit të njohë aneksimin të kryer pas referendumeve të një jave më parë, që u kundërshtuan gjerësisht për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Putin gjithashtu i kërkoi Kievit të vinte në tryezën e bisedimeve, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve, që filluan kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Fuqitë perëndimore kanë premtuar se nuk do ta njohin aneksimin. Por, Rusia ka premtuar të mbrojë atë që thotë se është territori i saj i ri.


Përgjatë fjalimit, Putin ka thënë se dëshiron që Kievi dhe Perëndimi ta dinë se secili banor i rajonit të Donbasit do të bëhet shtetas rus përgjithmonë.

Ai ka thënë se autoritetet e Kievit duhet ta respektojnë qëndrimin e banorëve të këtyre rajoneve, sepse është rruga e vetme drejt paqes.

Presidenti rus ka thënë se shteti i tij do të mbrojë tokën që ka, me të gjitha mjetet që disponon.

Putin është zotuar se Rusia do t’i rindërtojë qytezat dhe fshatrat dhe do të krijojë infrastrukturë për shëndetësi dhe edukim.

Presidenti rus ka thënë, po ashtu, se do të punojë në siguri, ashtu që të gjithë qytetarët të ndihen të mbështetur “në secilën pjesë të tokës amë”.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.