Putin: Rusia do të përgjigjet njësoj nëse NATO vendos infrastrukturë në Finlandë e Suedi

Putin: Rusia do të përgjigjet njësoj nëse NATO vendos infrastrukturë në Finlandë e Suedi

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia do të përgjigjet “njësoj” nëse NATO vendos infrastrukturën në Finlandë dhe Suedi pasi vendet nordike nënshkruan një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.


Putin u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se ai nuk mund të përjashtonte që “tensione të shfaqen” në marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin për anëtarësimin e tyre në NATO.

Komentet e Putin vijnë një ditë pasi aleati i NATO-s, Turqia hoqi veton e saj mbi ofertën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën, pasi të tre vendet ranë dakord për të mbrojtur sigurinë e njëri-tjetrit, raporton Sky News.

Lexo edhe

Video