Putin pranon se rusët e rrëzuan aeroplanin? Ai kërkoi falje për "incidentin tragjik"
Bota
Lexohet për: 1 min.
Vladimir Putin
15 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje homologut të tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, për atë që ai tha se ishte një "incident tragjik" në hapësirën ajrore ruse dhe rrëzimin e një avioni pasagjerësh të kompanisë ajrore të Azerbajxhanit katër ditë më parë në Kazakistan.

Në rrëzimin e një avioni pasagjerësh me 67 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, 39 persona humbën jetën dhe 28 u shpëtuan.

Putin i tha Aliyev se mbrojtja ajrore ruse ishte aktive kur avioni u përpoq të ulej në Grozny përpara se të rrëzohej në Kazakistan.

"Gjatë asaj kohe Grozny, Mozdok dhe Vladikavkaz u sulmuan nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse i zmbrapsi sulmet," i tha Putin Aliyev, pa e pranuar në mënyrë eksplicite se mbrojtja ajrore ruse kishte goditur avionin.

Megjithatë, nga kërkimi i faljes së tij rezulton se avioni u rrëzua si rezultat i mbrojtjes kundërajrore ruse mbi Çeçeni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024