“Puthe, puthe”, zbulohet çfarë ndodhi në autobus pas puthjes së famshme të Rubiales me Hermoson

“Puthe, puthe”, zbulohet çfarë ndodhi në autobus pas puthjes së famshme të Rubiales me Hermoson

Fituesja e Kupës së Botës për femra me Spanjën, Jenni Hermoso qeshte dhe bënte shaka teksa tregonte një foto të puthjes që Luis Rubiales i bëri asaj, të cilën ditë më vonë ajo e denoncoi si një akt seksist.

Pamjet e 33-vjeçares në autobusin e skuadrës teksa lojtaret përgatiteshin të largoheshin nga stadiumi në Sidnej pritet të shndërrohen në armë në duart e Rubailes, tashmë i suspenduar nga federata spanjolle, ndërsa ai kërkon të mbrohet kundër akuzave se ka kryer sulm seksual.


Hermoso u filmua duke qeshur me zë të lartë teksa shfaqte në ekranin e celularit të saj puthjen tashmë famëkeqe, derisa lojtaret tjera brohorisnin dhe buzëqeshin në lidhje me rastin që kishte ndodhur, përcjellë KosovaPress.

Një grua tjetër në autobusin e ekipit u dëgjua duke qeshur dhe dukë thënë: ‘Ashtu si Iker dhe Sara’ ndërsa Jenni vazhdoi të tregonte telefonin e saj.

Për më tepër, shumica nga 23 lojtaret e skuadrës së Jenni-t që kanë thënë se do të refuzojnë të luajnë përsëri për ekipin kombëtar derisa Rubiales të jetë aty, më pas u filmuan duke kënduar “Beso, beso” që do të thotë “puthe, puthe” – ndërsa Rubiales futet në autobus duke thënë “Ndaloni, po më bëni të skuqem”.

Lexo edhe

Video