Pupovci: Dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur ende, në MASHTI do të jem deri në fund të vitit
Lexohet për: 2 min.
1.Dukagjin Pupovci - MASHT (8)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur pas lajmit se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit, për çka ka thënë se këtë pozitë do ta mbajë vetëm deri në fund të vitit 2022.

Ai ka konfirmuar për KosovaPress se arsyet e dorëheqjes së tij janë personale dhe se dorëheqjen e tij ua komunikuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ndonëse dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur ende.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar ministres Nagavci dhe kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me ministren e kryeministrin”, ka thënë ai në një përgjigje për KosovaPress.

Pupovci ka thënë po ashtu se edhe pasi të jetë larguar nga posti i tanishëm do të mbetet aktiv në fushën e arsimit.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bjep-doreheqje-zevendesministri-pupovci/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025