Punime në lagjen “Pejton”, disa lagje nesër do të mbesin pa ujë

Punime në lagjen “Pejton”, disa lagje nesër do të mbesin pa ujë

“KRU Prishtina” njofton se nesër, realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në lagjen “Pejton”, me ç’rast disa zonave do t’u ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se nesër më datë 6 qershor 2020, e shtunë , do të realizohen kyçjet e gypit të ujit me diametër 350 mm në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.

Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës (investim i komunës në ndërrimin e gypit të azbestit ).


Roli i KRU ” Prishtina ” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre  kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet.

Zonat të cilat do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00 janë : lagjja “ Pejton ”, lagjja ” Dardania ”, lagjja “ Lakrishte ” dhe lagjja “ Kalabria ”.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!

Çdo ditë, pranë jush, me infrastrukturë të re!

 

Lexo edhe

error: