Punëtori tregon detaje për zjarrin në Komunën e Prishtinës

Punëtori tregon detaje për zjarrin në Komunën e Prishtinës

Si pasojë e djegies së disa kabllove të rrymës sot ka shpërthyer zjarri afër objektit të ri të Komunës së Prishtinës. Për shkak të pasigurisë u evakuan edhe punëtorët, derisa nuk ka pasur të lënduar. KosovaPress ka qëndruar në vendngjarje, ku u panë ekipet e KEDS për ta sanuar dëmin e shkaktuar.

Punëtori i sigurimeve “Rojet e Nderit” Xhavit Gashi tregon detaje për KosovaPress për këtë incident. Ai thotë se me intervenimin e tyre është bërë fikja e zjarrit dhe evakuimi i punëtorëve.


“Ka ndodhur një rast zjarri këtu afër komunës së Prishtinës, me të marrë lajmin ne menjëherë kemi marrë me intervenuar ne sigurimi dhe kemi bërë fikjen e zjarrit…kanë qenë disa kablla të rrymës që kanë mundur me pas pasoja por ne kemi ndërhyrë shumë shpejtë dhe kemi ndal zjarrin…kemi evaku stafin e komunës shumë shpejtë… nuk ka pas asnjë të lënduar”, tha ai.

Lidhur me këtë shpërthim të zjarrit njoftoi edhe komuna e Prishtinës.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Lexo edhe

Video

error: