Mbi 100 përfaqësues të institucioneve kyçe gjyqësore, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe përfaqësues të autoriteteve përkatëse qeveritare, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shoqërisë civile, janë bërë bashkë sot në Prishtinë me rastin e konferencës "Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për një përgjigje gjyqësore efektive".
Organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Qendrën AIRE (mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar), qëllimi i këtij aktiviteti ishte përqendrimi në diskutimin rreth zgjidhjeve praktike që të ketë zbatim sa më të madh të Konventës së Stambollit, e po ashtu edhe përmirësimin e përgjigjes gjyqësore ndaj dhunës kundër rasteve dhe dhunës në familje. Po ashtu, në këtë konferencë synohet edhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për të siguruar masa efektive dhe të koordinuara për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre krimeve.
Duke numëruar vrasjet e grave, ajo ka thënë se konferenca e sotme do të shërbejë si një platformë për reflektim për obligimet pozitive të Kosovës, në kuadër të barazisë gjinore dhe parandalimit dhe luftimit efektiv të dhunës me bazë gjinore.
Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, theksoi se për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë marrë përsipër përgjegjësitë që kanë në raport me adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Ndërkaq, gjatë konferencës është theksuar se në raportin "Femicidi në Republikën e Kosovës: Korniza ligjore dhe praktika gjyqësore (2018- 2022)", në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022 janë kryer njëzet femicide dhe katër tentativa për femicide, dhe pothuajse në të gjitha rastet viktimat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.
Se dhuna në familje dhe tek gratë vazhdon të mbetet shkelje e të drejtave të njeriut e tha edhe zëvendësshef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan, i cili ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të luftojnë këtë.