Publikohet video e “përplasjes” mes Allegrit dhe zyrtarit të Interit

Publikohet video e “përplasjes” mes Allegrit dhe zyrtarit të Interit

Javën e kaluar Interi dhe Juventusit u ballafaquan në stadiumin “Olimpico” në finalen e Kupës së Italisë të cilën “Neroazzurrët” e fituan me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.

Gjatë ndeshjes kishte ndodhur një aksident që nuk ishte publikuar në media ku trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri u pa duke shpërthyer drejt pankinës së zikaltërve dhe nga kjo situatë ai u ndëshkua me karton të kuq, përcjellë KosovaPress.


Pas ndeshjes, në konferencë për media, Allegri kishte deklaruar se një zyrtar i Interit e kishte goditur, por gjithashtu kishte pranuar se reagimi i tij ishte i ekzagje      ruar dhe se vendimi i gjyqtarit për ta përjashtuar ishte shumë i drejtë.

Në pamjet e publikuara tani nga mediat italiane shihet momenti i një përplasjeje të lehtë mes Allegrit dhe zyrtarit në fjalë nga e cila më pas eskaloi e gjithë situata.

Ja momenti:

Lexo edhe

Video